Published On: Sat, Jun 1st, 2013

E dashura e Noizyt bën 18 vjeç

noizyFotot e para të çiftit në pishina, pas 1 viti lidhje.

Ka qenë më i përfoluri në lidhjet e tij me femrat, por së fundi me sa duket ka arritur të gjejë femrën që e bën të ndihet mirë. Deri tani e ka mbajtur të fshehtë lidhjen me “Miss Durrësin” Daniela Pajaziti, por ka pritur ditën që ajo të bëjë 18 vjeç, mosha e duhur për të dalë hapur në publik. Ata kanë preferuar të festojnë në intimitet të plotë në pishina, ku kanë realizuar dhe këto foto provokuese që shihni.

Fotot i ka hedhur në profilin e saj në facebook vetëm për pak minuta, dhe më pas i ka hequr, pasi me sa duket, është penduar. Gjithsesi, e para që foli për lidhjen e saj me Noizy-n ishte ajo që pohoi se me të po jetonte një lidhje pasiononte dhe se ai është shumë i veçantë. Ndër të tjera, ajo prezantoi një tjetër Noizy, si djalë të ëmbël dhe që dinte të falte shumë dashuri. Duket se të dy ata i kanë pasion fotot, pasi dhe historia e tyre e dashurisë lindi ndërsa po realizonin disa foto artistike, dhe fotografi Armand Sallabanda kishte zgjedhur Danielën si modelen që do të shoqëronte Noizy-n. Lidhja e tyre ka nisur para më shumë se një viti, dhe ata kanë pohuar se: “Shumë njerëz shfaqen skeptikë për vazhdimësinë e kësaj lidhjeje, por ne ndihemi vërtet shumë mirë”.

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Most Popular Posts